SHPËRNDAJE

Pep Guardiola kërkon të bëjë merkato në Barcelonë. E përditshmja gjermane “Bild” ka zbuluar se bavarezët janë të interesuar për mbrojtësin e katalanasve, Gerard Pique. Dëshira e ish-trajnerit të blaugranave është që të ofrojë alternativa të tjera në repartin e prapavijës duke pasur parasysh dhe moshën e Daniel Van Buyten. Do të jetë vetë Pep ai që do të bëhet ndërmjetës mes dy klubeve për realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila pavarsisht pranisë së tij nuk duket aq e thjeshtë për t’u realizuar.

Kontrata aktuale e Pique me Barçën përfundon në qershor të 2015, por ditët e fundit është folur se palët kanë rënë dakort për zgjatjen e mëtejshme të saj duke krijuar përshtypjen se largimi i mbrojtjësit për momentin nga “Camp Nou” është i vështirë.

Megjithatë Bayerni dëshiron të luajë kartat e tij dhe përpara ndonjë shumë tunduese Sandro Rosell mund të pranojë të ulet në bisedime, aq më tepër që verën e kaluar dy klubet arritën një marrëveshje për transferimin e Thiago Alcantaras në “Allianz Arena”. Dy alternativa të tjera për qendrën e mbrojtjes bavareze janë dhe Thiago Silva i Paris Saint Germain e David Luiz i Chelsea.