SHPËRNDAJE

Bastoret sportive tashmë e kanë skuadrën favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon
Lista e skuadrave favoritet për të fituar Ligën e Kampionëve ka marrë një kthesë të madhe pas humbjes së Barcelonës nga Paris Saint-Germain me rezultat 4:0.

Para ndeshjes ekipi i Luis Enriques është konsideruar si favorit për ta fituar këtë garë, por tani sipas bastoreve sportive gjasat që katalunasit t’i shkojnë deri në fund garës janë minimale.

Sipas bastoreve sportive favorit kryesor për ta fituar Championsin është Bayern Munich, i cili ka kuotën 3.75 euro.

Kurse, pas gjigantit gjerman renditet Real Madridit me kuotën 5, shkruan AS.

Kurse, Paris Saint-Germain është i treti në renditje me koeficientin 7. Pastaj renditen këto ekipe: Juventusi (9.5), Altetico Madrid (10) dhe Manchester City (11).