SHPËRNDAJE

Shtatë javë pa përfunduar sezoni 2013/2014 në Bundesliga, Bayern Munichu është shpallur matematikisht kampion i Gjermanisë, për të dytin sezon radhazi.

Bavarezët mposhtën Hertha Berlinin me rezultat 3-1 në Olympiastadion në kryeqytet dhe vunë një tjetër rekord duke fituar titullin e 24 në histori.

Mysafirët e fituan ndeshjen që në pjesën e parë duke realizuar dy gola. Toni Kroos realizoi golin e parë (6’).

Skuadra e Pep Guardiolas ishte e pandalshme dhe Mario Gotze shënoi golin e dytë, pas harkimit të Schweinsteiger (14’).

Nikoqirët deshën të shtynin festën duke u rikthyer në lojë me ngushtimin e rezultatit me një gol nga penaltia të ekzekutuar bukur nga Adrian Ramos (66’).

Mirëpo, pas kombinimeve me Gotzen, aty ishte Franck Ribery për të larguar presionin e skuadrës kampione (79’).

Këtë sezon, Bayern Munichu është kualifikuar edhe në gjysmëfinale të DFB Pokal, ku ka kundërshtar të lehtë, Kaiserslauternin.

Po ashtu, kampioni gjerman luan edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku ka punë me Manchester Unitedin dhe do ta rishkruante historinë po ta fitonte sërish tripletën.