SHPËRNDAJE

Bayern Munchen fuqishëm dhe bindshëm kanë mbrojtur titullin në ligën gjermane, duke u përqëndruar tani në mbrojtjen e titullit edhe në ligën e kampionëve, gjë që askujt nuk i ka shkuar për dore.

Ata kanë thyer një rekord, duke llogaritur edhe sezonin e kaluar, bavarezët kanë fituar 10 ndeshje radhazi në ligën e kampionëve pa humbje duke thyer rekordin e Barcelonës në vitin 2002/2003.

Bayern është shpallur kampioni më i shpejtë në historinë e Bundesligës, 7 xhiro para përfundimit, duke thyer rekordin e vitit të kaluar ku ishin shpallur kampionë 6 xhiro para përfundimit.

Bayern ka fituar 19 xhiro radhazi në kampionat, duke thyer rekordin e disa viteve më parë nën drejtimin e Feliks Magat.

Këtë sezonë, së bashku me sezonin e kaluar, kanë thyer rekordin e Hamburg, të vjetër 30 vjet, duke mos pësuar humbje në kampionat në 52 ndeshje.

Kanë fituar edhe ndeshje jashtë Allianz Arenas, kanë fituar 9 nga 10 ndeshjet e fundit. Kanë shenuar gol në 64 ndeshje radhazi. Thiago Alcantara është lojtari i cili ka luajtur në 15 fitore radhazi. Mario Manxhukiq është kroati i cili ka shenuar gola më së shumti në një sezonë të Bundesligës.

Pritet që të thyejnë rekordin edhe si ekipi i cili nuk është mposhtur asnjëherë dhe pa humbje kanë përfunduar sezonin, numrin e golave të shenuar në një sezonë, që e ka vet Bayerni me 91 gola nga sezoni i kaluar.

Mund të shenojnë edhe fitore më së shumti gjatë një sezone, sezonin e kaluar kanë fituar 29 herë nga 34 xhiro.

Këtë sezonë kanë pësuar deri tani 13 gola, ndërsa sezonin e kaluar 18 dhe ka edhe 7 ndeshje deri në fund. Sezonin e kaluar kanë përfunduar në +25 pikë ndaj Borussia Dortmund, ndërsa tani kanë këtë diferencë.

Die Beste! /presheva.com/