SHPËRNDAJE

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer ka njoftuar se klubi nuk do të sjellë përfrorcime gjatë afatit kalimtar të janarit
Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer ka bërë të ditur se klubi nuk planifikon të sjellë përforcime gjatë afatit kalimtar të janarit.

XabiAlonso
Gjiganti bavarez lejoi largimin e Xherdan Shaqirit në drejtim të Interit, ndërsa Pierre-Emil Hojbjerg kaloi në Augsburg në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.
Megjithatë, Sammer ka theksuar se skuadra është në gjendje të mirë dhe nuk ka nevojë të bëjë përforcime.
“Asgjë nuk është e planifikuar përderisa nuk ndodh diçka, ne nuk do të bëjmë asgjë”, deklaroi Sammer për “TZ”.