SHPËRNDAJE

Bayern Munichu prej vitesh nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampionëve e që mbetet objektivi kryesor i klubit gjerman.

Ishte edicioni 2012/2013 kur për herë të fundit, bavarezët triumfuan në garën më të madhe evropiane për klube. Që nga ajo kohë, Bayerni ka dominuar në Bundesliga duke fituar shtatë tituj radhazi, por nuk kanë bindur në Evropë.

Kampioni i Gjermanisë në fuqi dëshiron të përforcohet në verë për të qenë sa më të fortë për edicionin e ri.

Mediat gjermane kanë zbuluar se bavarezët kanë në listën e tyre tre futbollistë gjerman për t’i transferuar këtë verë. Kai Havertz, Leroy Sane dhe Timo Werner pritet t’i bashkohen Bayernit, që do të shpenzojë mbi 200 milionë euro për këta tre futbollistë.

Më i shtrenjti pritet të jetë Kai Havertz që besohet se Bayern është pajtuar të paguajë shumën e 100 milionë eurove për të. Pas tij vjen Leroy Sane i Manchester Cityt, ku vlera e tij ka rënë në 70 milionë euro pas krizës së shkaktuar nga coronavirus.

E ylli i tretë gjerman që pritet t’i bashkohet Bayernit është sulmuesi i RB Leipzig, Timo Werner. Për këtë të fundit do të mjaftonin 60 milionë euro që të paguhet klauzola e tij dhe Werner do të ishte i Bayernit.

Tre lojtarët janë objektivët kryesorë të bavarezëve, por kampioni i shumëfishtë gjerman duhet të ketë kujdes pasi lojtarët po kërkohen edhe nga skuadra tjera të mëdha.