SHPËRNDAJE

Pasi mori kreun e rënditjes në Bundesligë Bayern Munchen nuk ka ndermend ta lëshojë më. Pas fitores 4-0 kundër Paderborn djemtë e Pep Guardiolës mposhtën sot në transfertë Kolnin.

Një gol i Mario Gotzes në minutën e 19 dhe autogoli i Halfar në minutën e 66 të ndeshjes i mjaftuan Bayernit të merrte tre pikët dhe të shkojë në kuotën e 14 pikëve në krye të tabelës pas 6 javësh kampionat.

Në takimet e tjera bie në sy fitorja 2-1 e Schalke 04 përballë Borussia Dortmund që vazhdon krizën e rezultateve dhe fitorja 1-2 e Borussia Munchengladbah në fushën e Paderborn. Për këta të fundit u aktivizua edhe shqipari Alban Meha, i cili luajti 10 minutat e para pas një dëmtimi të rëndë. /albeu.com/

 

Ja rezultatet e mesditës së sotme në Bundesliga:

Koln 0 – 2 Bayern Munich

Freiburg 0 – 0 Bayer Leverkusen

Paderborn 1 – 2 Borussia Monchengladbach

Schalke 04 2 – 1 Borussia Dortmund

Stuttgart 1 – 0 Hannover 96