SHPËRNDAJE

Nga e hëna, në Basel-Stadt rregullat do të zbatohen rregulla më të ashpra se në gjithë vendin: do të mbyllen restorantet, qendrat e fitnesit, lokalet erotike dhe kazinotë, shkruan srf.ch. Po ashtu do të vendoset një kufi i ri i sipërm prej 15 personash për të gjitha aktivitetet.

Masat do të jenë të zbatueshme deri më 13 dhjetor, thuhet në vendimin qeveritar të publikuar sot.
Kantoni Basel-Stadt me këtë bllokim të pjesshëm po reagon ndaj numrit në rritje të rasteve në kanton, transmeton albinfo.ch. Incidenca 7-ditore për 100.000 banorë është aktualisht 727, ose mbi mesataren e vendit.

Nga e hëna, 23 nëntor deri të dielën, 13 dhjetor, zbatohen dispozitat e mëposhtme:

Të gjitha restorantet, kafenetë dhe baret duhet të mbyllen.

Kantinat e ndërmarrjeve dhe shkollës, kuzhinat e rrugëve, restorantet e lidhura me hotelet për mysafirët e hotelit dhe shërbimet e shpërndarjes së ushqimeve si dhe ato për ushqime që merren me vete, përjashtohen nga rregullorja, përcjell albinfo.ch. Pra, puna e tyre lejohet edhe më tutje.

Do të ketë edhe një “orë policore” nga ora 23:00 deri në 5 të mëngjesit për lokalet “Take away” .

Mbyllen ambientet e brendshme të lokaleve për kalim të kohës së lirë dhe argëtim, duke përfshirë kazinotë dhe dhomat e lojërave.

Edhe bizneset erotike (bordelet etj.) duhet të mbyllen.

Mbyllen po ashtu edhe objektet sportive, duke përfshirë palestrat, pishinat e mbyllura, studiot e vallëzimit, qendrat e fitnesit dhe objektet e sporteve në akull.

Nga ndalesa preken edhe trajnimet në klube jo-profesionale.

Përjashtime nga ndalesa bëhen për nxënësit e shkollës fillore, nxënësit e shkollës së mesme dhe atletët profesionistë.

Po ashtu as dyqanet dhe shërbimet me kontakt fizik, si floktoret ose sallonet e masazhit, nuk preken nga ky vendim.

Kantoni, duke marrë këtë vendim, synon të thyejë trendin e rritjes së numrit të rasteve para Krishtlindjeve.