SHPËRNDAJE
“UglyDolls” është një film komedi amerikan i animuar kompjuterik, regjisor i të cilit është Kelly Asbury, prodhuar nga Robert Rodriguez përmes kompanisë së tij të prodhimit, “Troublemaker Studios”, dhe me skenar të shkruar nga Blaise Hemingway, Erica Rivinoja dhe Larry Stuckey.
Filmi bazohet në lodra prej pelushi me të njëjtin emër. Filmi përmban zërat e shumë emrave të famshëm si: Kelly Clarkson, Nick Jonas, Wanda Sykes, Gabriel Iglesias, Pitbull, Wang Leehom, Blake Shelton, Janelle Monae, Emma Roberts, Charli XCX, Lizzo, dhe sigurisht një prej zërave i është besuar edhe shqiptares së famshme, Bebe Rexha. Filmi i animuar është planifikuar të publikohet më 3 maj 2019, nga ‘STX Entertainment’.
Moxy (Kelly Clarkson) dhe miqtë e saj “Ugly Dolls” shkojnë për në anën tjetër të malit ku Uglyville fshihet dhe gjen qytetin “Perfection”, një vend ku të gjithë janë të përsosur. Atje lodrat ndeshen me Lou (Nick Jonas), i cili mbledh rekrutë për të stërvitur për përsosmëri dhe në fund të fundit gjejnë një fëmijë në botën reale. UglyDolls Përfundimisht, “UglyDolls” do tu mësojë fëmijëve se të qenit vetë është më e rëndësishme se përsosmëria. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ndjehet shumë e entuziazmuar për këtë projekt, njëherësh edhe për faktin që i është besuar zëri i njërit prej personazheve. 
Ajo ka publikuar videon e trailerit të filmit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Bukuria është thellë brenda! Ky film ka një mesazh kaq të bukur dhe unë jam aq e ngazëllyer për të gjithë ju që ta shihni atë! UglyDolls vjen në teatro më 3 maj”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram. Jo pak herë Bebe Rexha ka tentuar që për fansat të realizojë projekte të cilat u japin motivim, dhe tregojnë se jo-perfeksioni është i pranishëm te çdo person – e tillë është kënga e saj shumë e suksesshme “I’m a mess.