SHPËRNDAJE

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi njihet për bukurinë e saj, ajo tanimë po jeton dhe vepron në ShBA, ku mirret me sukses me fushën e modelimit.

Ajo ka qenë zakonisht e rezervuar sa i përket jetës private, por të jesh fytyrë publike është pothuajse e pamundur të mbashë diçka fshehur.

Sa i përket jetës private, modelja tanimë është ‘single’ dhe është nënë e një djali.

Ajo u bë nënë në moshë shumë të re, ishte vetëm 20 vjeçare.

E ftuar në emisionin Prive, modelja ka thënë se dëshiron të ketë shumë fëmijë.

“Dua të kem sa më shumë fëmijë, një skuadër futbolli ta kem, 1, 2 ,3 ,4 ,5, 10 fëmijë  dua ti kem, dhe shpresoj ti kem, dhashtë zoti” : ka deklaruar modelja.

Kujtojmë që ajo falë bukurisë së saj, mbanë në kokë kurorën e “Miss Universe” nga viti 2012.