SHPËRNDAJE

Behxhet Pacolli ka qënë i ftuari special i Ermal Mamaqit në emisonin Xing në Tv Klan.

Gjatë emisionit biseda mes tyre fokusohet në pasurinë, politikën, marrëdhëniet personale por jo vetëm.

Një ndër pikat kyçe të emisionit ishte padyshim pasuria e Behgjet Pacollit i cili i konsideruar si shqiptari më i pasur në botë, foli me rezerva për sa i përket shifrave por që tregoi se mund të jetë sa bujar aq dhe kurnac me pasurinë e tij.

Në një pyetje nga publiku ku i kërkohet 100 mijë euro me pretendimin që kjo shifër nuk ndikon në pasurinë e tij, ai u përgjigj që do ia jepte nëse personi në fjalë do i prezantonte një plan, një projekt ku do të punësonte 100 njerëz.

Gjatë emisionit ai deklaroi që 8 të rinj të cilët janë fansa të tij do të fitojnë një udhëtim në avionin e tij personal për 3 ditë rreth Evropës.

Ai nuk i shpëtoi as temës mbi marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, ku deklaroi që kjo varet në dorën e udhëheqësve, por që do donte shumë një Shqipëri të madhe pa cënuar interesat.

Pacolli deklaroi që ka një njohje të dikurshme me Trump, pasi e kishte takuar 3 herë. Për Pacollin Trump është një njeri kontravers dhe i guximshëm dhe mbi të gjitha një njeri i mirë.

Pacolli gjatë emisionit pranoi që është një ndër njerëzit më me influecë në Ballkan duke deklaruar që në shumë vende nuk i kontrollohet pashaporta.

Ndërsa në pyetjen përfundimtare nëse ekziston dikush të cilin i frikësohet, ai shprehet që vetëm perëndisë dhe gruas.