SHPËRNDAJE

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 33 marrëveshje në kuadër të dialogut të Brukselit, por në vazhdimësi të dy qeveritë janë kritikuar për mungesë të transparencës për këtë proces.

Madje edhe tani kur kanë kaluar vite nga nënshkrimi i marrëveshjeve disa prej tyre mbahen larg syve të qytetarëve.

Zëdhënësja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dinka Zivalj, ka thënë  se është në dorën e dy palëve të sigurojnë që publiku i tyre përkatës të jetë i informuar për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Gjithashtu është në dorën e palëve të vendosin nëse do t’i ndajnë ose jo marrëveshjet e arritura në dialog me publikun. BE-ja vepron vetëm si një lehtësues në procesin e dialogut”, ka deklaruar Zivalj.

Më tej ajo ka thënë se sipas informatave që i kanë të gjitha raportet dhe marrëveshjet duhet të jenë të publikuara. “Sipas informacioneve tona, ka qenë praktikë e zakonshme që të gjitha raportet dhe marrëveshjet e gjendjes aktuale të jenë të arritshme në faqet përkatëse të autorizuara. Për referenca specifike u referohemi autoriteteve të Beogradit dhe të Prishtinës”, ka shtuar Zivalj.