SHPËRNDAJE

Kryetari i OVL-UÇPMB-së Bejtulla Bejtullahu në një bisedë për presheva.com ka thënë se, dëshmorët e kombit sikurse invalidët edhe vetëranët e UÇPMB-së, janë harruar nga institucionet. Sipas Bejtulahut pushteti po investon para të shumta për OJQ-të pa asnjë aktivitet, ndërsa OVL mbahet me mjete vetanake dhe ky është një turp që po ndohë.

Presheva.com: Sa është përmbushur amaneti i dëshmorëve sot, pas 19 viteve të daljes në skenë të UÇPMB-së?

Bejtullahu: Amaneti i dëshmorëve do të përmbushet atëherë kur Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të jenë të lira, që nënkupton pjesë e trungut me Kosovën. Gjaku i tyre vetëm atëherë do të pushojë i qetë edhe pse shum herë është shkelur mbi amanetin e tyre, shum herë është bërë politikë mbi veprën e tyre për interesa personal edhe grupore por kësja i ka ardhur fundi.

Presheva.com: OVL e UÇPMB është pothuajse institucioni i vetëm edhe pse në Serbi jolegjitim, që po përkujdeset për mos ta harruar jetën dhe veprën e dëshmorëve. Sa e keni të vështirë të merreni me organizimet dhe sa po gjeni përkrahje sepse edhe ana financiare është mëse e nevojshme?

Bejtullahu: Është mëse e vërtetë, i vetmi institucion që kujdeset për përkujtimin e dëshmorëve është OVL. Mbështetje finaciare pothuajse shumë pak kemi nga institucionet, nga ana tjetër në Luginë kemi OJQ të shumta që marrin para të majme nga pushteti pa asnjë aktivitet, ndërsa OVL është institucion që vepron në mënyrë ilegale për Serbinë dhe me mjete vetanake. Është e turpshme kjo çka po ndodh në Luginë në përgjithesi nga institucionet, se si nënvlersohen dëshmorët, invalidët dhe veteranët. Kur e dimë që falë gjakut të dëshmorëve sot udhëheqësit tanë udhëheqin me institucionet lokale.

Presheva.com: Për fat të keq interesimi i popullatës por edhe institucioneve gjithnjë e më shumë po bëhet i zbehtë, kur janë në pyetje përvjetorët e dëshmorëve, pse po ndodh kjo?

Bejtullahu: Më 19 shtatorë i kemi përkujtuar tre dëshmorët që ishin nga Prizreni dhe Rahoveci (Sot në 19 vjetorin e rënies u përkujtuan tre dëshmorët e UÇPMB-së që ranë në altarin e lirise Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha. Lavdi jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve të kombit. Me rrespekt Ovl UÇPMB-së. Bujanoc.) ata erdhën dhe ranë për çlirimin e kësaj toke, ndërsa  popullata e Luginës dhe udhëheqësit institucional nuk gjetën koh të paktën një buqet lule ta vendosin tek vendi i rënies në fshatin Dobrosin.

Presheva.com: Politika edhe UÇPMB. Këto dy emra sikur tash nuk kanë asgjë të përbashkët?

Bejtullahu: Po, është e vërtetë se politika dhe UÇPMB nuk kanë asgjë të përbashkët sepse ideali i UÇPMB-së ishte krejtë diçka tjetër, do të thot lirimi i atdheut, kurse politika sot ka tjetër qëllim, për këtë arsye UÇPMB dhe politika janë largë njëra tjetrës.

Presheva.com: Na përshkruani pak gjendjen ekonomike të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve të UÇPMB-së, pas 19 viteve?

Bejtullahu: Gjendja ekonomike në përgjithësi e familjeve të dëshmorëve dhe veteranëve nuk është aspak e kënaqshme sepse politika që nga përfunidimi i luftës asnjëher nuk punoi që ti ndihmojë këto kategori të njerëzve, me mundin dhe sakrificën e të cilëve sot gëzojnë poste e privilegje./presheva.com/