SHPËRNDAJE

Perez-Benitez

Rafa Benitez ka akuzuar Florentino Perezin për rezultatet jo të mira të Real Madridit.
Ish trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez ka akuzuar presidentin Florentino perez, për të cilin ka thënë se bënë presion, duke folur me skuadrën dhe në konferenca për media çdo ditë.

Ai po ashtu tregoi trajnerët që janë larguar në kohën e tij dhe se Barcelona ka fituar dy herë më shumë tituj se sa Reali.

“Nuk është e lehtë të stërviteni, kur presidenti flet me lojtarë dhe media çdo ditë. Shikoni se çfarë ka ndodhur edhe me trajnerët tjerë si Camacho, Del Bosque, pelegrini, Mourinho dhe Ancelotti dhe e kuptoni se nuk është e lehtë”, tha Benitez në BT Sport.

Ai tha po ashtu se problemi më i madh i tij është Barcelona, e cila po vazhdon të fitojë tituj, madje dy herë më shumë se sa skuadra e tij, që kur ai është në krye të Realit.