SHPËRNDAJE

I vetmi GT i transformuar, që në pista të ngrira mund të jetë i pakapshëm nga të tjerët

Ditë më parë, Bentley shfaqi pjesërisht disa pjesë të një makine misterioze, që ishte bazuar në Continental GT, ndërsa nuk bëri të ditura detajet.

Thuhej se ishte një makinë e vetme, ndërsa nuk dihej se çfarë mund të jetë, deri tani që është siguruar përgjigjja.

Fjala është për një Continental GT të transformuar në makinë garash për pista të ngrira, që do të jetë pjesë e GP Ice Race Zell am See të Austrisë.

Në imazhet e shpërndara, shihen ngjyrat e aplikuara, që janë të ngjashme me ato të Continental GT, që gjatë vitit të kaluar u bë pjesë e Pikes Peak International Hill.

Brenda e ka motorin e njëjtë me 6.0 litra W 12 që prodhon  626 kuaj fuqi, që i mundëson shpejtësi nga zero deri në 100 kilometra në orë brenda 3.7 sekondave, ndërsa shpejtësi maksimale deri në 333 kilometra në orë.

Modifikimet e dukshme janë shumë të vogla, ndërsa ka përditësime, që t’i përshtatet sa më shumë pistave me ngrica dhe borë.

Platforma e makinës është më e lartë, që të përshtaten sa më mirë rrotat më të mëdha për 0.59 inç nga Pirelli, dritat nga Lazer mundësojnë dukshmëri më të madhe, ndërsa sistemi i nxjerrjes së gazrave është nga Akrapovic, që zakonisht ndërton këto pjesë për Continetal që janë më special.

Kulmi i këtij Bentley Continetal GT, është bërë që t’i përshtate ndryshimeve tjera, është rritur siguria, si dhe iu vendos sistem i brendshëm për fikjen e zjarrit.

Ulëset e grave, si dhe nj ë kafaz në pjesë e pasme, e bëjnë garën shumë më të sigurt dhe të mirë.