SHPËRNDAJE

Karim Benzema do të operojë këtë të diele dorën e djathtë. Francezi ka thyer gishtin e vogël të dorës së djathtë në ndeshjen e fundjavës kundër Real Betisit. Kështu së paku raporton gazeta e mirënjohur spanjolle, Marca, e cila i referohet burimeve të afërta me klubin ‘mbretëror’.

Lojtari, i cili nuk është ftuar për ndeshjen e sotme kthyese të Copa del Rey kundër Leganesit, ka ndërmend të luajë këtë të shtunë kundër Sevillas në Santiago Bernabeu. Dhe një ditë më pas do të duhet të hyjë në sallën e operacionit dhe pritet të mungojë rreth dy javë gjersa nuk do të luajë kundër Espanyolit dhe Alavesit. Lexo po ashtu: Karim Benzema i kënaqur me përkrahjen e tifozëve të Realit Humbja e shërbimeve të francezit si dhe të Mariano Diazit, ka bërë në fazën e sulmuesit të aktivizohet i riu Cristo Gonzalez, i cili tashmë është paraqitur në pjesën e dytë të fitores kundër Betisit. Ndryshe, Realit i mungon edhe Toni Kroos, Thibaut Courtois si dhe Marcos Asensio.