SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e ka përshkuar vetën si një sulmues mjaft të mirë zone, por që arrin të krijon edhe në lojën e skaudrës. Francezi shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren 4-2 ndaj Espanyolit, duke qenë lojtari i ndeshjes. “Më të vërtetë më pëlqeu paraqitja ime, nuk e di nëse është ndeshja më e mirë e sezonit”, ka thënë Benzema, i cituar nga Marca. Karim Benzema duke festuar ndaj Espanyolit.

“Dua të vazhdoj më shumë e më shumë, është e rëndësishme të shënoj gola dhe të dhuroj asistime, por edhe shumë detaje tjera të vogla”. “Shumë njerëz e masin sulmuesin nga golat, por unë besoj se jam një numër nëntë me shpirtin e numrit dhjetë”, ka shtuar francezi.

Vazquez: Reali mund ta fitojë La Ligan, Benzema sulmuesi më i mirë në botë 31-vjeçari tashmë ka shënuar 15 gola në të gjitha garat, tre gola më shumë se në gjithë sezonin e kaluar. Përveç golave ai ka dhuruar edhe katër asistime këtë sezon, dy në La Liga dhe dy tjerë në Ligën e Kampionëve.