SHPËRNDAJE

Sulmuesi madrilen Karim Benzema në janar do të transferohet tek Liverpool, shkruajnë mediet angleze.

Gazeta Daily Star shkruan se klubi anglez ka pranuar që në janar të paguar për sulmuesin francez Karim Benzema 38.8 milionë funta.

Gazeta shkruan se trajneri i Liverpool Brandon Rogers po kërkon një sulmues të klasit të lartë, pas një starti të keq këtë sezonë.

Benzema është transferuar tek Real Madridi në vitin 2009 nga Lyon dhe në 243 ndeshje ka shenuar 113 gola.