SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Francës, Karim Benzema ka deklaruar se është i kënaqur me kualifikimin në 1/8 e finales pas ndeshjes me Ekuadorin.

Ndeshja kundër Ekuadorit është luajtur në Marakana në Rio De Janeiro dhe ka përfunduar pa gola.

“Epike. Secili futbollist ëndërron të luaj këtu” ka thënë Benzema.

“Jemi kualifikuar, duhet të jeni të kënaqur, apo jo? Ka qenë një ndeshje e vështirë. Në ndeshjet e mëparshme, kemi pasë më shumë sukses para golit të kundërshtarit, por sot kemi hasur në ekip që na ka munduar në planin psiqik. Kemi pasur shanse, por kemi hasur në portier i cili ka mbrojtur të gjitha. Tani duhet të pushojmë dhe të pregaditemi për ndeshjen e radhës.” ka shtuar Benzema.

Franca do të luaj kundër Nigerisë.

“Nigeria? Eshtë një ekip i mirë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që të fitojmë” ka thënë sulmuesi francez.