SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka udhëtuar sot drejt Brukselit ku dhe po qëndron, në kuadër të një vizite zyrtare.

Atje, ajo ka thënë se Kosova as që ia ka nisur punës për formimin e Asociacionit të Komunave serbe në Kosovë, e kjo është thelbi i Marrëveshjes së Brukselit.

Në vizitën e parë si kryeministre, transmeton b92, Bërnabiq është përgjigjur në pyetjet e anëtarëve të Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian, duke thënë se “Kosova është tepër e rëndësishme për Serbinë”.