SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i famshëm kosovar, tani ndihmës trajner te Anderlechti, Besnik Hasi sot është zyrtarizuar trajner i klubit belg.

Në faqen zyrtare të Anderlechtit është raportuar për konferencën e parë të Hasit si trajner i klubit më të madh belg.

Mediet në Belgjikë kanë shkruar dje se pas disfatës befasuese nga skuadra Leuven trajnerit holandez Van den Brom nuk mund të qëndronte më në krye të Anderlechtit.

42- vjeçari i lindur në Gjakovë gjatë karrierës së tij ka luajtur gjashtë sezone në Anderlechtit nga vitit 2000 deri në vitin 2006.

Me këtë post, Hasi bëhet trajneri i parë shqiptar që udhëheqë një skuadër kaq të madhe evropiane.