SHPËRNDAJE

“Mbretëresha e Luanëve”, Beyonce, mbrëmë (e diel) e ka takuar dukeshën e Sussex-it, Meghan Markle.

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur premiera e “The Lion King” dhe natyrisht se në këtë eveniment nuk ka munguar protagonistja kryesore e filmit, Beyonce.

Ajo ishte takuar me aktoren Markle, teksa ishte e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Jay Z dhe kjo e fundit po ashtu ishte me princ Harryn.

Për dukeshën e Sussex-it kjo ishte premiera e parë e një filmi, në të cilin ajo ishte prezente pas një kohe të gjatë.

Ndërkohë, yjet botërore tërhoqën vëmendje me dukjen e tyre, Beyonce e cila ishte veshur me fustanin e gjatë ngjyrë ari, ndërsa Markle me fustan të zi tejet elegant.

Gjithashtu, çifti mbretëror kishin bërë edhe një shkrim në rrjetet sociale në kuadër të kësaj, duke treguar edhe qëllimin e filmit.

“Këtë mbrëmje, Duka dhe Dukesa e Sussexit morën pjesë në premierën evropiane të The Lion King në Londër në Teatrin “Odeon”. Në festimin e premierës së filmit, The Walt Disney Company njoftoi #ProtectThePride, një fushatë globale konservimi për të mbështetur përpjekjet për mbrojtjen e popullsisë së luanëve që po zvogëlohet shpejt në të gjithë Afrikën. Duka dhe Dukesha janë të angazhuar për avancimin e përpjekjeve të ruajtjes në të gjithë Afrikën dhe në mbarë botën,  duke punuar me komunitetet për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për planetin”, shkruan mes të tjerash në postimin e tyre të publikuar në Instagram.

View this post on Instagram

This evening, The Duke and Duchess of Sussex attended #TheLionKing European premiere in London at the Odeon Theatre. In celebration of the film’s release, The Walt Disney Company announced #ProtectThePride, a global conservation campaign to support efforts protecting the rapidly diminishing lion population across Africa. As a part of their commitment to this cause, Disney also made a donation to The Duke of Sussex’s upcoming environment & community initiative which will be formally announced this autumn. The Duke and Duchess are committed to advancing conservation efforts across Africa and around the world, and working with communities to ensure a sustainable future for the planet. This evening Their Royal Highnesses had the pleasure of meeting the cast and creative team behind the film, as well as supporters of @africanparksnetwork, of which The Duke is President. Photo credit: PA images / Getty images – Chris Jackson

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on