SHPËRNDAJE

Me iniciativë të drejtorit Reshat Neziri është marrë vendim që të nxirret në botim një revistë për fëmijë.

Gjatë kësaj iniciative janë vizituar të gjitha shkollat shqipe në Luginë të Preshevës ku më pas është mbajtur edhe një takim i përbashkët me drejtorët e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Drejtorët e shkollave e kanë mirëpritur këtë nismë duke ditur që ka shumë vite që në Luginë të Preshevës nuk botohet asnjë revistë shkollore. Pas diskutimeve u morë vendim që revista të titullohet ‘’SHPRESAT’’.

Revista i dedikohet nxënësve nga klasa e I-VIII-të, ndërsa në brendinë e saj do të përfshihen , ngjarjet e shkollave, sukseset e nxënësve dhe aktivitetet tjera arsimore e kulturore.

Numri i parë i revistës do të botohet këtë muaj dhe do të shpërndahet në të gjitha shkollat shqipe në Luginë të Preshevës./presheva.com/