SHPËRNDAJE

Pas mbishkrimit identifikues janë rregulluar edhe hapësirat brenda saj, ku është rregulluar dyshemeja me vendosjen e laminatit, zgjerimi i i rafteve për vendosjen e librave, si dhe pjesa e inventarit.


Biblioteka në Rahovicë posedon afro 13.000 libra, ku këtë vit është furnizuar edhe me tituj të rinj. Nexhbedin Rashiti vazhdon të jetë i përkushtuar në punën e tij si model për shumë institucione, pasi ai të gjitha të dhënat i mban në mënyrë të evidentuar. Në kopmjutorin e tij nuk mungon asnjë detal edhe më i vogël, siq është rasti me librat dhe lexuesin e parë të vitin 1980 e këtej. Megjithatë duhet theksuar se kësaj biblioteke që nga ajo kohë e deri më tani, nga lexuesit nuk iu kanë kthyer afro 500 libra, banorë të Rahovicës, ku kryesishtë pjesa më e madhe e tyre sot janë në diasporë.


Biblioteka në Rahovicë për gati më shumë se një vit ka funksionuar me orarë të reduktuar, për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Para një muaji ku problem është zgjidhur dhe tashmë biblioteka është në dispozicion të lexuesve. Sipas të dhënave në Rahovicë ka një numër të adhuruesve të fjalës së shkruar shqipe.