SHPËRNDAJE

Biblioteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë, sot priti prof esorin dhe autorin e shumë titujve shkencorë nga lënda e Matematikës, Prof. Sejdi Bilalli. Arsyeja e vizitës së tij në Bibliotekë ishte dhurimi i shumë titujve nga opusi tij gjërë krijues. Prof. Sejdi Bilalli i dhuroi Bibliotekës “Mehmet Jusufi” 24 Tituj apo 290 kopje nga këto tituj. Gjithashtu, Prof. Sejdi Bilalli para dy viteve i kishte dhuruar 73 tituj të tjerë bibliotekës.
Librat e dhuruara janë të gjitha të lëndës së Matematikës, ato përfshijnë librat nga klasa e parë deri në klasën e tetë të shkollës fillore, gjithashtu këtu përfshihen edhe libra të shkollës së mesme.
Andaj, Drejtoria dhe i gjithë stafi punonjës i Bibliotekës “Mehmet Jusufi”, Faleminderojnë  Prof. Sejdi Bilalli për Akt-dhurimin e këtyre titujve. Këto Tituj do të pasurojn edhe më tepër institucionin e bibliotekës, gjithashtu do të kontribuojnë edhe më shumë në ngritjen e nivelit arsimor të të gjithë atyre nxënësve që to t’i përdorin.
Shpresojmë që këtë nismë ta pasojnë edhe eautorë të tjerë pa përjashtuar këtu edhe njerëzit me vullnet të mirë për të ndihmuar në pasurimin e bibliotekës me tituj të rinj.
Drejtoria e Bibliotekës “Mehmet Jusufi” Preshevë