SHPËRNDAJE

Pas angazhimit permanent të drejtorit të bibliotekës Reshat Neziri, biblioteka e qytetit ‘’Mehmet Jusufi’’, është pasuruar me titujt të ri të librave në gjuhën shqipe, të autorëve shqiptarë dhe të huaj në donacion nga ministria e Kulturës dhe arsimit të Republikës së Kosovës.
Librat tashmë kanë arritur në bibliotekën e qytetit, ku numërohen mbi 550 tituj me afro 1 mijë ekzemplarë. Në mesin e këtij thesari janë edhe revistat.
Drejtuesit e këtij institucioni ftojnë të gjithë adhuruesit e fjalës së shkruar që të vizitojnë bibliotekën ‘’Mehmet Jusufi ‘’,dhe të shfletojnë librat e rinj. Biblioteka ‘’Mehmet Jusufi’’, është njëri ndër institucionet më të pasura me titujt në rajon . Në këtë thesar të diturisë çdo ditë po shtohet numrin e titujve të rinj, me synimin e nxitjes së lexuesve dhe motivimit të tyre për të qenë sa më afër librit.(presheva.com)