SHPËRNDAJE

Fati e përcjell biciklistin holandez Marteen De Jonge, i cili dy herë iu shmang vdekjes së sigurtë.

Holandezi është dashur të udhëtoj me aeroplanin MH17 Malaysia Airlines, i cili para dy ditësh u rrëzua në Ukrainë.

Marteen në momentet e fundit gjeti biletë me çmim më të lirë dhe udhëtoi me tjetër aeroplan dhe kështu i shpëtoi fatkeqësisë në të cilën humbën jetën 298 persona.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që ai i shpëton vdekjes. De Jong në mars të këtij vitit është dashur të fluturoj me aeroplanin e Malaysias, i cili u zhduk me 229 udhëtarë, pasi kishte ndërruar mendje dhe dhe kishte vendosur të fluturoj pa ndërprerje.

Ai udhëton për Malejzi shpesh pasi është pjestar i ekipit biciklistësh në Malejzi.