SHPËRNDAJE

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë mëngjesin e sotëm kanë qenë të shkurta, në vetëm 15 minuta për dallim nga ditët e fundit ku pritjet ishin më shumë se tri orë për të dalë nga Kosova.

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë nga 5-10 minuta, ndërsa në Merdare 10-15 minuta.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar kolonat janë vetëm deri 100 metra dhe se të gjitha rrugët  që shpijnë në pikat kufitare janë të kalueshme.

Ndryshe, për ditë të tëra qytetarët janë përballur me pritje të gjata në këto dy pika kufitare për të dalë nga Kosova.

Pritjet madje kanë shkuar edhe me orë të tëra.