SHPËRNDAJE

Ashtu siç pritej, Bilaçi përkrah masovikisht Partinë Demokratike për zgjedhjet e Këshillit Nacional Shqiptar që do të mbahen më 4 Nëntor 2018. Para një numri të madh simpatizuesish u paraqit kandidati nga Bilaçi z. Selver Nuhiu, i cili paraqiti mjaft qartë problemet me të cilat përballet arsimi shqip. Ai premtoi se do të angazhohet që kjo gjendje të përmirësohet dukshëm.

Në fjalën e tij, kandidati për kryetar të KNSH-së z. Sali Salihi u premtoi të pranishmëve në tubim se programi i përpiluar nga ekspertë të fushave të caktuara do të implementohet vetëm kur PD të vie në krye të KNSH-së. Me këtë rast kërkoi që sikur më 2012, 2014, 2016 edhe në këto zgjedhje Bilaçi të votojë Partinë Demokratike dhe numrin 2.

Në fund, kryetari i PD-së z.Nagip Arifi duke folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, kërkoi mobilizim të qytetarëve të fshatit Bilaç që të votojnë numrin 2.

Gjithashtu i bëri thirrje edhe atyre që më 2016 gabuan duke votuar parti tjera, të votojnë Partinë Demokratike, pasi që Bilaçi dhe shqiptarët meritojnë më shumë.