SHPËRNDAJE
Në Preshevë u mbajt Kuvendi i rregullt Zgjedhor i Shoqatës së Shkrimtarëve” Feniks” (Preshevë, Bujanooc dhe Medvegjë). Të pranishëm ishin pesëmbëdhjetë anëtarë të Shoqatës “Feniks” ku kuvendin Zgjedhor e udhëhoqi kryetari i Kuvendit të Shoqatës, Demush Berisha. Nga ky Kuvend Bilall Maliqi rizgjidhet edhe për një mandat kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks”. Nënkryetar nga Presheva u zgjodh Linda Agushi, nënkryetar nga Bujanoca, Halim Hasani, zv. Kryetar nga Medvegja, Rexhep Abazi.
Në këtë mbledhje u zgjodh edhe kryesia e re prej shtatë anëtarëve me këtë përbërje nga Presheva, Avni Shaqiri, Ramize Halimi, Selajdin Salijesor dhe Herolinda Salihu, nga Bujanoci, Jalldëze Kasumi dhe Mejdi Shabani dhe nga Medvegja, Rrahman Hyseni. Kryetari i Kuvendit u rizgjodh Demush Berisha, ndërsa zëvendëse, Marigona Fejzullahu. Të gjithë të zgjedhurve dhe kryetarit të Shoqatës i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në mbarëvajtje të kulturës letrare në përgjithës./presheva.com/
Preshevë, Kryetari i Kuvendit të Shoqatës,
Demush Berisha,
06.10.2018