SHPËRNDAJE

Të gjitha biletat për ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Barcelonën janë shitur, dhe nëse dikush dëshiron të blej biletë “në të zezë”, atherë duhet të paguaj 900 euro.

Ky El Classico mund të jetë edhe vendimtar për kampionatin spanjoll, andaj sipas gazetës AS, biletat dhe çmimet po rriten gjithnjë e më shumë.

Biletat zyrtarisht kanë çmim prej 70 deri 340 euro në vartësi të vendit të ulëses në stadium.

Të gjitha biletat që janë lëshuar në shitje, janë shitur në afat rekord, andaj edhe tifozët duhet të paguajnë tre fish, prej 300 deri 900 euro.

Santiago Bernabeu ka 83.000 vende, ndërsa prej tyre 65.000 janë me kartela sezonale. /presheva.com/