SHPËRNDAJE

Aktori amerikan është shpallur fajtor për tri akuza për sulme seksuale.Cosby është 80 vjeçar dhe kishte mohuar herë pas here akuzat ndaj tij.
Ai mund të përballet me 10 vjet burgim për të gjitha akuzat e deritashme kundër tij. Raportohet se akuzat për sulme seksuale kanë ardhur nga dhjetëra gra, por ai i ka mohuar. Së fundmi, është raportuar se ai i ka droguar gratë e më pas ka fjetur me to.

Rreth 60 gra gjatë pesë dekadave kanë akuzuar publikisht aktorin e çmimit të Emmy-it për të qenë një grabitqar seksual. Por ligjet e kufizimit të statutit nënkuptojnë se vetëm një akuzë është sjellë në gjyq.
Disa nga akuzueset e tij ishin të pranishme në gjykatë dhe brohoritën pasi ai u shpall fajtor. Avokati i Cosby Tom Mesereau këmbënguli se “lufta nuk ka mbaruar”, duke shtuar se ai beson se Cosby është i pafajshëm dhe se ai ka në plan të paraqesë një apel.