SHPËRNDAJE

Qëllimi i projektit për ndarjen e bursave është ofrimi i mbështetjes financiare për familjet
që rritin fëmijë jetimë, e që mjerisht nuk e kanë pranë tyre kryefamiljarin – babain, i cili do
ishte përgjegjës për sigurimin e kushteve elementare për jetë normale.

Afati për aplikim fillon më 25.06.2018 dhe mbaron më 05 korrik 2018. Aplikimi pas përfundimit të afatit të lartëshënuar, si dhe dokumentacioni i pakompletuar nuk do
të shqyrtohet. Pranimi i dokumentacioneve bëhet çdo ditë pune, prej orës 10:00 e deri ora 15:00, në zyren e KBIsë në Bujanoc, rruga e Kosovës, përballë IDEA Marketit./presheva.com/