SHPËRNDAJE

Shkruan: Iliriana Azemi MA i psikologjisë klinike

Lojrat e fatit tanimë bëjnë pjesë në varësi. Qysh nga shekulli i kaluar kjo vetëm se ka marrë një hov të madh në shoqëri, gjë që është bërë brengë në çdo familje.

Kjo epidemi shkatërruese e shekullit “modern” është sëmundje e varësisë e cila na shpie deri tek çrregullimet e funksionimit psikologjik, fizik, po edhe atij social në aspekt të të jetuarit.

Bixhozi si problem patologjik bart pasoja në vete, pasoja fizike të shpeshta, ku organizmi ballafaqohet me situata stresuese, personat e tillë shpesh përjetojnë stres duke u munduar të gjejnë mjete materiale për të luajtur, pastaj ndjenja kur humb dhe fiton, përjetohet në të njëjtën mënyrë, kurse pas çdo humbje vie ndjenja e pendimit “pse prapë e bëra këtë?!”

Po i veçojmë pasojat familjare, të cilat bëjnë pjesë në grupe sociale. Problemi i bixhozit është njëkohësisht problem i tërë sistemit familjar.

Raportet brenda saj bëhen çdo ditë e më të vështira, vien deri tek konfliktet e rënda, komunikimi në mes familjarëve më nuk është i sinqertë, raportet trazohen, ku pas një kohe vie edhe deri tek dhuna e çdo lloji.

Familjarët fillojnë të izolohen nga rrethi, përdorin mekanizma të ndryshëm për të parandaluar këtë dukuri, mirëpo në shumicën e rasteve pa sukses.

Personat tanimë të infektuar nga ky “virus”, fillojnë nga gënjeshstra, më pas hedhja e pasurisë, ku arrijnë edhe deri tek vjedhja.

Më e keqja është se me këtë kanë filluar edhe të rinjët në moshën minorene. Dëshira e flaktë për të u pasuruar “mbrenda natës”, tanimë ka filluar të shkatërroj një shoqëri të tërë.

Personat që janë të infektuar nga kjo dukuri, kohë pas kohe kalojnë në çrregullime mendore, ku për këtë as që janë të vetdijshëm.

Në X raste njerëzit kanë humbur familjen, në raste të tjera ka ardhë edhe deri tek vetvrasja.

Unë nuk shoh që ndokush ngrit zërin kundër kësaj dukurie, ne kemi nevojë për rini të shëndoshë, sepse rinia është ardhmëria jonë.

Nuk mund të përjashtoj faktin që papunsia e ka bërë të vetën, skamja të detyron të hyjsh edhe aty ku nuk ka dobi, mirëpo shumica po e zgjedhin rrugën më të lehtë për të arritë deri tek paraja, se sa të punojnë punë fizike etj.

Athua kazinot e bastoret janë hapur për qëllim që të pasurohen njerëzit ?! Jo, njerëzit nuk janë të vetdijshëm që ato nuk ekzistojnë për interes të popullit, por për interes tjetër.

Në këtë vend kaq të vogël, më shumë kemi kazino dhe bastore, sesa qendra edukative, fabrika, etj.

Fatkeqësisht jemi në mungesë të qendrave të rehabilitimit, andaj jemi të detyruar çdo ditë të shohim shkatërrimin e të rinjëve.

Çdo individ luan me shpresën që do të fitojë, pasi që humbë-deshpërohet, pastaj kthehet “të i rikthej” të humburat, i humb të tërat e kështu me rradhë “shpresa-humbja-dëshprimi” vrasës i trurit, i vetkontrollit, ku shpëtimi kërkohet në medikamente, por, shtrohet pyetja:

“A ka zbuluar ndokush ilaçin kundër lojrave të fatit?! ”Shpëtimi nuk është në “barnatore”, por fillimisht në zgjimin e vetdijës nga kjo katrahurë e tmerrshme, në pasurimin dhe njohjen e vlerave personale, dhe ngritjës së nivelit shoqëror duke u shoqëruar me njerëz të “shëndoshë” nga kjo sëmundje që fillimisht fillon si një shaka dhe fundi i saj tregohet nëpër shumë histori të dhimbshme familjare.

Mënyra tjetër mund të jetë edhe në psikoterapi qoftë grupore apo individuale, mirëpo as kjo nuk do të bëj punë në qoftë se i varuri nuk vetdijësohet, nuk bashkpunon, ose nuk kërkon ndihmë!

Po sikur të jenë në gjendje këtë pyetje t”ua bënë vetës, do të ishin larguar nga ky degjenerim total “a vlenë më shumë paraja se sa mendja e shëndoshë”./presheva.com/