SHPËRNDAJE

Profeci apo shpresë ? Sido që të lexohet, kuptohet apo intepretohet mendimi i Joseph Blatter është i qartë; Brazili nuk do të jetë tokë triumfi për europianët.

“Më duket shumë e vështirë që një kombëtare europiane të mund ta fitojë botërorin e ardhshëm. Është e qartë se duke qenë se luajnë në zonën e tyre të gjithë formacionet amerikoano-jugore do të duan të fitojnë, jo vetëm Brazili dhe Argjentina. Edhe Kili, Uruguaji, apo Kolumbia që ka një skuadër shumë të fortë kanë shanse të mira”, ka thënë presidenti i FIFA-s.

E thënë në këtë mënyrë duket si një profeci, por njëkohësisht edhe një gjysmë gafë duke parë rolin që mbulon Bletter si numri një i futbollit. Pra sipas tij qënka një diskutim i mbyllur, gjithsesi Blater e korrigjon disi shënjestrën, ndoshta pasi e kupton që është më mirë të mos i dhënë të drejtë dyshimeve apo teorive konspirative se titulli i botërorit është adresuar që tani.

“Gjithsesi unë shikoj një treshe të nivelit të lartë të formuar nga Spanja, Gjermania dhe Italia, të gjitha këto janë skuadra të aftë për të shkuar në finale”, vijoi Blatter.

Epo mirë, të paktën europianët mund të ngushëllohen se një nga skuadrat e kontinentit të vjetër finalen mund ta arrijë. Më shumë jo sipas Blatter. Ose të paktën s’ka shumë gjasa që të ndodhë. Dhe e thënë nga dikush që drejton vallen bën goxha efekt.