16.7 C
Presevo, Serbia
08.08.2020
Ballina ShowBiz Bleona sërish tërheq vëmendjen me veshjen transparente në ndejën pas ‘Oscars 2020’

Bleona sërish tërheq vëmendjen me veshjen transparente në ndejën pas ‘Oscars 2020’

SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare që synon karrierë ndërkombëtare, Bleona Qereti, ka qenë një prej yjeve pjesëmarrëse në ndejën e organizuar nga Elton John dhe Fondacioni AIDS pas ceremonisë së ‘Academy Awards 2020’.

Bukuroshja shqiptare ka marrë vëmendjen me dukjen e saj, me ç’rast kishte veshur një fustan të gjatë transparent, nën të cilin shihej fiziku i saj.

‘Elton John AIDS Foundation Academy Award Party’ është një prej ndejave që organizohen në Los Angeles pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.

Për herë të parë është mbajtur në shkurt të vitit 1993 dhe asokohe ishin grumbulluar 300.000 dollarë. Është organizuar nga Patrick Lippert, një aktivist i AIDS-it, i cili ka vdekur nga kjo sëmundje vetëm disa muaj më pas.

Nikoqir i evenimentit është Elton John dhe Fondacioni AIDS, ndërsa pjesëmarrës janë emra të njohur të skenës botëror, të cilët përmes biletave të shtrenjta (nga 3.500 dollarë) kontribuojnë në grumbullimin e fondeve për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse. Në vitin 2010 ishin grumbulluar plot tetë milionë dollarë.