SHPËRNDAJE

Së paku 52 ushtarë e oficerë irakianë kanë vdekur pas një sulmi vetëvrasës javën e fundit në veri të Bagdadit në Irak, kurse meritat për këtë një organizatë islamike ia ka lënë Blerim Demirit nga Ferizaj, që besohet se është kosovari i parë që ka kryer një sulm vetëvrasës.
Lajmin e ka bërë të ditur organizata, pjesë e të cilit ishte edhe Demiri, “ISIF”, transmeton “Interaktiv” i KTV-së.

Forumet myslimane në internet e kanë identifikuar këtë person si Blerim Demiri nga Ferizaj.

Organizata pjesë e të cilit ishte vetë ai, thotë se Demiri ishte nga Kosova Demiri kishte pseudonimin “Abu Khabab Al Kosovo”

Kjo shënon herën e parë që një person nga Kosova kryen sulm vetëvrasës.

“Abu Khabab Al Kosovo” ka rënë shehid në sulmin kundër ushtrisë irakiane, duke shkatërruar katër tanke dhe duke vrarë disa ushtarë. I lutemi Allahut që ta pranojë, ka shkruar një krah i organizatës në Twitter.