SHPËRNDAJE

Me ndërtimin e një pike të re doganore do të ketë lehtësi dhe mërgimtarët nuk do të presin më gjatë.
Kështu ka thënë ministri në detyrë i Diasporës Valon Murati, në emisionin “Më afër” në Radio Kosovë.

Ministri në detyrë Valon Murati është pyetur nga dëgjuesit mërgimtarë se pse punimet në ndërtimin e pikës së re doganore kanë filluar pikërisht gjatë kohës së fluksit të mërgimtarëve.

Ministri Murati ka thënë se kjo ka ndodhur kryesisht për shkak të kushteve klimatike që gjatë verës janë më të favorshme.

Po ashtu pagesa e kartonit të gjelbërt është një element që shton pritjet e mërgimtarëve.

“Kjo irriton njerëzit dhe rëndon këtë situatë”, ka thënë ndër të tjera ministri në detyrë i diasporës.