SHPËRNDAJE

Këngëtari Blero ka paralajmëruar se të dielën më 1 korrik do të publikojë këngën e tij më të re.

“Bingo” titullohet kënga e tij më e re ritmike, e cila është punuar si gjithmonë nga vet këngëtari.

Kënga do të realizohet edhe me klip, i cili do të jetë mjaft veror, por jo nga ato klipet tipike që shohim shpesh në estradë.

E sa i përket kësaj pjese, Blero nuk ka lënë pa thumbuar disa nga kolegët e tij përmes një shkrimi në InstaStory.

“Kërkoj falje që këtë vit nuk përdora as pishinë, as deti, as ujëvara në klipin tim! Sepe të gjitha ishin të zëna nga kolegët e nuk desha me jua prish planet. Të dielën, 1 korrik del projekti pa pishinë, deti, e ujëvarë”, ka shkruar Blero në InstaStory.

Përndryshe, “Plaga ime” titullohet kënga e tij e fundit, të cilën ai e solli në bashkëpunim me këngëtaren Fatlume Popovci.

Kjo këngë u prit shumë mirë nga fansat, dhe ke marrë miliona klikime në kanalin YouTube.