SHPËRNDAJE

Gashi

“Gashi dëshiron të largohet”. Ky është titulli i shkrimit të publikuar nga e përditshmja zvicerane “Blick”, sipas së cilës, sulmuesi i Kombetares kërkon të ndryshojë ambjent pasi nën drejtimin e trajnerit Urs Fischer ka gjetur shumë pak hapësira te Baseli edhe pse sezonin e shkuar u shpall golashënuesi më i mirë.

“Gashi nuk është aspak i lumtur me momentin që po kalon dhe kjo është e dukshme. Ai ka studiuar disa oferta për t’u larguar nga Baseli që në merkaton e dimrit”, shkruan
“Blick”, që shton gjithashtu se bomberi shqiptar kërkon një skuadër ku të aktivizohet në vazhdimësi për të qenë i gatshëm për Euro 2016.

Në vijim, gazeta përqëndrohet te deklarata e trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi, sipas të cilit, Gashi i ka rrëfyer se nuk arrin ta kuptojë situatën që po kalon te Baseli edhe pse është stërvitur rregullisht dhe gëzon një formë të mirë.

“Është e çuditshme që një lojtar që është shpallur dy herë golashënuesi më i mirë i kampionatit nuk bën pjesë në formacion. Gashi i ka treguar në fushë aftësitë e tij”, citon gazeta trajnerin De Biasi.

Gjithsesi, trajneri i Kombëtares Shqiptare kërkon të jetë i kujdesshëm në lidhje me këtë çështje duke theksuar se nuk ë

“Vendimin e marrin vetë lojtarët sepse janë të gjithë në moshë madhore. Gashi është një djalë inteligjent, me këmbë në tokë dhe shumë i edukuar. Vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij e merr vetë ai” shton De Biasi.

“Blick” zbulon se Gjermania dhe Italia janë dy destinacione të mundshme për sulmuesin shqiptar, por ai nuk ka marrë ende një vendim.