SHPËRNDAJE

 

BMW ka njoftuar se modeli 7-Series 2016 do të prezantohet më 10 qershor.
Sedani i ridizajnuar do të duket krejtësisht ndryshe me grill të ri dhe dritat e përparme do t’i ketë me laser.

BMW nuk ka publikuar gjitha detajet e veturës, por tashmë kanë konfirmuar se modeli i ri do të jetë 130 kilogram më i lehtë sesa paraardhësi i tij shkaku i strukturës së trupit “Carbon Core” që përdor fibrat e përforcuara të karbonit.

Kompania gjermane gjithashtu ka konfirmuar se modeli i ri do të ketë gjeneratën e fundit të motorit “TwinPower Turbo”. Kjo veturë gjithashtu do të ketë sistemin për parkim dhe ekranin iDrive Touch.