SHPËRNDAJE

bmw_i5

Një raportim i ri ka zbuluar detajet e modelit BMW i5, që do të rivalizojë veturën e famshme elektrike Tesla Model S.

Muaj më parë zyrtari i BMW-së, Klaus Froehlich, kishte deklaruar se modeli i tretë “i” nuk do të vijë para fundit të dekadës dhe tani “AutomobileMagazine” raporton se vetura e re i5 do të prodhohet në vitin 2019 në fabrikën në Leipzig dhe do të ngjasojë me modelet i3 dhe i8.

BMW i5 do të ketë katër dyer dhe katër ulëse. Besohet se modeli i ri do të ketë 225 kuajfuqi në motorin elektrik të vendosur në pjesën e pasme dhe 135 kuajfuqi në motorin e vendosur përpara.

Versioni tjetër hibrid do të ketë një motor elektrik në pjesën e pasme me 275 kuajfuqi dhe një motor me djegie në pjesën e përparme me tre ose katër cilindra.

Të dy versionet besohet se do të kenë trup me fije karboni dhe do të peshojnë rreth 1500 kilogramë.