SHPËRNDAJE

BMW-ja, Daimler-i, Ford Motor Co dhe automobilistë të tjerë që importojnë automjete në Kinë do të përballen me kosto më të mëdha si rezultat i luftës tregtare të tresidentit, Donald Trump.

Kina tha javën e kaluar se do të vendosë tarifa të reja deri në fund të vitit mbi 75 miliardë dollarë mallra amerikane, përfshirë automjete, në shenjë hakmarrjeje që administrata Trump ka kërcënuar për mallrat kineze.

Kina gjithashtu tha se do të rivendoste një të veçantë tarifën 25 përqind për importet e automjeteve në 15 dhjetor.

Marka BMW dhe Daimler Mercedes-Benz pwrbwjnw 57 përqind të 230.155 automjeteve të eksportuara në Kinë nga SH.B.A. në 2018, sipas LMC Automotive.

Ford përfaqësonte 20 përqind, e ndjekur nga Tesla me 7 përqind.