SHPËRNDAJE

BMW1

BMW Group dhe BMW Brilliance Automotive Ltd. (BBA) kanë zgjeruar mundësitë e tregut në Kinë me sedanin e ri të Serisë 1.
BMW 1 Series Sedan është një model ekskluziv i punuar dhe përshtatur për nevojat e klientëve në Kinë, dhe si i tillë prodhohet dhe shitet vetëm në tregun Kinez. Zhvillimi dhe testimi i këtij modeli është bërë në zyrat qendrore të BMW me përfshirjen e inxhinierëve kinez.

Ky model është testuar në kushte të ngjashme me ato të rrugëve, situatave të ndryshme klimaterike si dhe terrene të ndryshme të ngasjes në Kinë.