SHPËRNDAJE

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare Erjon Bogdani ndërhyn në debatin se për cilën përfaqsuese do të luajë talenti 19-vjeçar i Manchester United Adnan Januzaj.

Me një koment në rrjetin social Facebook 36-vjecari ka theksuar se askush te Shqipëria nuk duhet ti lutet Januzajt për veshur fanellën e kombëtares kuqezi. /albeu.com/

Ja statusi i Bogdanit:

“Nuk duhet t’i lutemi Januzajt. Përtej faktit se janë talente të padiskutueshme (flas edhe për Valmir Berishën), gjykoj se po bëhet shumë zhurmë për këtë lojtarë, sidomos për të parin (Adnan Januzaj). Personalisht kam një mendim krejt tjetër. Më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë në Kombëtare dhe më besoni, kisha një ndjenjë të jashtëzakonshme.

Isha si një fëmijë i lumtur që merr në dorë lodrën e parë. Nuk di sesi ta përshkruaj atë moment. Dhe më besoni, unë kam luajtur në Itali në stadiume me 60 mijë tifozë, kundër skuadrave të mëdha dhe emrave më të mirë të futbollit botëror, por kisha komplet tjetër ndjenjë, krenari dhe nder kur luaja me Kombëtaren.

Thënë këtë, nëse një lojtar nuk e ndien si një detyrim që të kontribuojë për ekipin përfaqësues, atëherë është më mirë që ai të mos jetë pjesë e atij ekipi.”