SHPËRNDAJE

Si të mos turpërohemi në drekat afariste apo solemne, është mirë t’i hidhet një sy udhëzuesit të sjelljes së mirë.

Mësoni se si të mos turpëroheni në drekën solemne apo afariste, Vezët pak të ziera Bashkë me vezët e ziera në tavolinë mund të ketë gërshërë me hapje të rrumbullakët në mënyrë që me një veprim të mund të pritni majën e vezës. Mund t’ju shërbejë edhe thika me të cilën i mëshoni lehtë vezës anash, e pritni dhe majën e vendosni në pjatën e vogël.

Në majë mund të vendosni një copëz gjalpi dhe t’i qitni kripë apo piper dhe ta hani me lugë të vogël. Lejohet edhe t’i qitni erëza vezës pas çdo kafshate. Sushi Nëse e hani me gishta, ngrijeni lehtë me dy gishta. Në rast që përdorni shkoptha, kujdes që këndi me pjatën të jetë sa më i vogël, përkatësisht të jetë pothuajse paralel me tavolinën. Sushin mos e njomni në salcë soje, por përdorni një copëz xhenxhefili turshi në vend të brushës dhe lyejeni lehtë me salcë. Sipas bontonit, është e ndaluar të ndani shtesën, ta pritni sushin apo ta lini që të qëndrojë gjatë në pjatë.

Krahët e pulës Kapni krahët në fundin e kockës, gjeni fundin e kockës së madhe dhe tërhiqeni kërcen e cila gjendet aty. Gjeni më të voglin e dy kockave dhe lirojeni dhe tërhiqeni, të njëjtën gjë bëjeni edhe me kockën e madhe. Kofshën është mirë ta mbani me gishta nga fundi i kockës.

Kjo rregull, fatkeqësisht, nuk vlen në restorantet e mëdha, mirëpo edhe ashtu nuk është krejt e sigurt që do ta gjeni në meny. Kërmijtë Nëse shërbehen me veglën me majë të rrumbullakët e cila ju rikujton gërshërët, kapeni me njërën dorë dhe përdoreni si gërshërë në mënyrë që të kapni lëvozhgën.

Në rast se në tavolinë keni peshqir, përdoreni dhe kapni kërmillin me njërën dorë, ndërkaq me tjetrën me pirun nxirreni mishin dhe njomeni në salcë. Pirunët për kërmij kanë formë të veçantë dhe i kanë “dy” dhëmbë.