SHPËRNDAJE

Sipas parashikimeve të sinoptikëve, gjatë vikendit na presin temperatura të ulëta dhe rënie të borës, andaj edhe shoferët pas 2 muajsh përsëri do të sfidojnë në vozitje me kushte të vërteta dimërore.

Në natën ndërmjet ditës së premte dhe të shtune, si dhe ditën e shtunë, pritet të formohet një shtresë prej 10-20cm me borë.

Një periudhë e plotë prej 2 muajsh me mot më të ngrohtë, na kishte bërë të harrojmë se gjendemi në stinën e dimrit. Dimri dotë kthehet sot, ndërsa edhe në kalendar do të zgjasë dhe dy muaj.

Duke patur parasysh se bora do të bie me përcjellje të temperaturave të ulëta, bora do të qëndroj një kohë në rrugë.