SHPËRNDAJE

Inkasimi ndaj Ndërmarrjes Publike Moravica është katasrofal, edhe më tutje qytetarët e komunës së Preshevës mbeten borxhli të mëdhenjë karshi kësaj ndërmarrje tha kështu për portalin preshevacom, drejtori teknik i NP Moravica, Eroll Mustafa.

Borxhli ndaj Moravicës janë edhe këshilltarë të kuvendit komunal, drejtues institucionesh dhe të tjerë. Grumbullimi i borxheve nga qytetarët dhe ndërmarrjet publike e private është bërë me vite të tëra duke aplikuar edhe metodat që ka trashëguar pushteti i mëhershëm me krijim mundësie për pagesë nga 30 deri në 50 përqind. Këto mundësi janë bërë sipas Mustafës nga pushteti i kaluar sepse kanë abuzuar me Moravicën duke e trajtuar si organizatë humanitare e jo ndërmarrje publike për poena politik.

Ndërmarrja Publike Moravica këto ditë ka bërë edhe shlyerjen e një borxhi të trashëguar nga pushteti i kaluar në koston e përgjithshme prej 5 milion e 100 mijë dinarë që ka të bëjë me shpenzimet e rrymës tek ujësjellësi në Çukarkë. Stafi menaxhues i kësaj ndërmarrje përballet me probleme të natyrave të ndryshme të cilat nuk janë evituar vite të tëra si mirëmbajtja e automjeteve, dokumentacionet e burimeve të ujit dhe të tjera./presheva.com/