SHPËRNDAJE

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurve Muhamedali Mehmetit dhe Nexhat Mehmetti, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Të pandehurit Muhamedali Mehmeti dhe Nexhat Mehmeti, shqiptarë, shtetas të Republikës së Serbisë, dyshohet se kanë kryer veprën penale, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të pandehurit dyshohet se me datë 29.08.2014, në ora 12:30 minuta, u janë zënë një sasi prej 23 kilogramë e 485.02 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë” – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Paraburgimi të pandehurve do të zgjasë nga data 29.08.2014 deri më datën 28.09.2014.

Të pandehurit në procedurë penale gëzojnë të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/