SHPËRNDAJE

Qeveria nuk e komenton veprimin e djeshëm të deputetit Ejup Alimi nga BDI i cili në pres konferencën në Kuvendin e Maqedonisë ka folur vetëm në gjuhën shqipe. Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski sot në pres konferencën e rregullt të qeverisë nuk ka mundur të komentojë veprimet e disa subjekteve politike dhe të tregojnë në atë se si të plasojnë informacionet e tyre deri te opinioni.

“Informacionet që plasohen në pres konferenca janë informata me rëndësi për qytetarët. Qeveria nuk mund t’u thotë subjekteve të caktuara politike apo çfarëdo organizate qytetarësh në ç’mënyrë ata ndjejnë nevojën t’i përcjellin informacionet e tyre për të cilët konsiderojnë se opinioni duhet t’i dijë.

Atë që mund të themi është se si Qeveri çdoherë kemi siguruar përkthyes dhe funksionojmë sipas parimit që e promovojmë në një shoqëri për të cilën implementimi i Ligjit për gjuhët vetëm do të jetë vlerë shtesë komplementare në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë Boshnjakovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.